Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

    Insajderi
    19 May 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e NATO-s, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, raporton Gazeta Sinjali.

    Anija e dytë që është dërguar në këto operacione e që do të patrullojë në Mesdhe quhet Butrinti.

    “Pas anijes Lissus në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit FOCOPS edhe me anijen Butrinti. Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”, ka shkruar Peleshi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark