Pesë persona janë goditur nga rrufeja në Prevallë.
Një grua është në gjendje të rëndë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka deklaruar se “Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra ndër viktimat, femër është në gjendje të rënde”.