Derisa pritet fillimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, forca të shumta të policisë kanë rrethuar ndërtesën e qeverisë dhe kuvendit.
Ata janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie në rast të protestës së aktivistëve opozitarë të cilët që nga dje janë vendosur në sheshin Skënderbeu.
Seanca e sotme është vazhdim i asaj të filluar të premten e kaluar, në të cilën ishte hedhur gaz lotsjellës dhe disa nga deputetët e partive opozitare janë suspenduar.
Administrata e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar sot zyrtarisht për deputetët që janë të suspenduar. Gjithsej janë 24 deputetë, prej të cilëve 13 vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com