Forcat irakiane vazhdojnë avancimin drejt Mosulit të kontrolluar nga ISIS-i - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Forcat irakiane vazhdojnë avancimin drejt Mosulit të kontrolluar nga ISIS-i

    Insajderi
    04 November 2016 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtria e Irakut tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e gjashtë qarqeve të Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik.

    Shërbimi i Anti-Terrorizmit tha se trupat kanë nën kontroll lagjet: Malajen, Samah, Khadra, Karkukli, Kuds dhe Karama.

    Ky është avancimi më i madh prejse ushtria irakiane ka nisur ofensivën për rikthimin e Mosulit, më 17 tetor.

    Vetëm një ditë më parë, udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka lëshuar një audio-mesazh, duke u bërë thirrje luftëtarëve që të mos tërhiqen nga Mosuli, njofton rel.

    Ky qytet është nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark