Forcat qeveritare siriane morën kontrollin në një pjesë të Alepos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Forcat qeveritare siriane morën kontrollin në një pjesë të Alepos

    Insajderi
    27 November 2016 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e qeverisë së Sirisë e kanë marrë kontrollin ndaj një rajoni të rëndësishëm në qytetin Alepo, që ishte nën kontroll të kryengritësve, kanë raportuar mediet shtetërore dhe aktivistët.

    Mbrëmë u raportua se forcat siriane tash janë në “kontroll të plotë” të lagjes Hanano dhe tash po i pastrojnë minat dhe bombat.

    Më 15 të këtij muaji, qeveria e Sirisë e vazhdoi ofensivën për ta rimarrë kontrollin e pjesës lindore të Alepos, ku janë të bllokuar afro 250 mijë civilë.

    Nga sulmet tokësore dhe ajrore janë vrarë 212 civilë, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren.

    Prej vitit 2012, qyteti Alepo është i ndarë, pasi qeveria e ka nën kontroll pjesën perëndimore, ndërsa kryengritësit atë lindore.

    Marrja e kontrollit në gjithë qytetin, do të ishte fitore madhore për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, pas më tepër se 6 viteve të luftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark