Forcat qeveritare siriane kanë marrë nën kontroll një nga zonat më të rëndësishme të Aleppos, pjesën lindore të saj.
Të dy TV shtetërore dhe grupi i monitorimit, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se rrethi i Sakhour kishte rënë në duar të ushtrisë siriane, shkruan BBC.
Mijëra qytetarë kanë ikur nga pjesa lindore e Aleppos pas luftimeve të ashpra ndërmjet rebelëve dhe forcave siriane.
Scott Craig, zëdhënës Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në Siri, tha për BBC se ka pasur 250 mijë njerëz në nevojë për ndihmë në pjesën lindore të Aleppos e rreth 100 mijë prej tyre kanë qenë fëmijë.
Ndërsa furnizimet ushqimore janë zhdukur dhe rreth 2 mijë civilë kanë ikur, ka thënë ai./Insajderi.com