Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës

    Insajderi
    26 October 2023 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite në veri të Gazës gjatë mbrëmjes së djeshme.

    Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite raporton se një sulmi është kryer nga brigada e këmbësorisë “Givati” duke përdorur tanke, të cilat synonin “infrastrukturën terroriste” të Hamasit.

    Në videon e operacionit të publikuar nga ushtria izraelite shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi. Një ekskavator nivelon dheun e një argjinature, ndërsa predha të lëshuara nga tanket dhe shpërthime mund të shihen pranë ose mes një vargu shtëpish të shkatërruara.

    Postimi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit  vuri në dukje se operacioni i zhvilluar ishte edhe përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, një referencë e mundshme për pushtimin e gjerë tokësor që izraelitët kanë kërcënuar të kryejnë në enklavën palestineze, me qëllim primar zhdukjen e Hamasit.

    Të gjithë ushtarët izraelitë tani janë tërhequr nga veriu i Gazës dhe janë kthyer në territorin izraelit.

    Operacioni ishte sulmi më i madh i IDF-së në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas stacionit radiofonik të forcave të armatosura./a2cnn/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark