Dy kompanitë e mëdha të automobilave janë bërë bashkë, me synimin që të prodhojnë veturat e ardhshme elektrike.
Bëhet fjalë për prodhuesin amerikan “Ford” dhe gjigantin gjerman “Volkswagen”.
Dy kompanitë njoftuan se kanë arritur marrëveshje për zhvillimin e automjeteve autonome dhe elektrike.
Ky partneritet përjashton çdo shkëmbim të aksioneve, theksuan dy kompanitë, që punojnë tashmë së bashku në prodhimin e furgonave, automjeteve të punës dhe automjetet tregtare me rimorkio.