Gjigandi Amerikan i prodhimit të automobilave, Ford lajmëroi një investim prej 1 miliard dollarësh në pesë vitet e ardhshme në startupin “Argo AI” i cili do të ndihmojë prodhuesin të mbajë premtimin e flotës së makinave me sistem vetëdrejtimi brenda 2021.
Ford do të jetë aksionari më i madh i “Argo AI”, një startup i themeluar nga ish ekzekutivë të Google dhe Uber.
“Argo AI”, i cili përqendrohet në inteligjencën artificiale dhe robotikën, do të ndihmojë Ford-in të zhvillojë sistemet virtual plotësisht të automatizuara në makinat e kompanisë të cilat do të dalin në rrugë në 2021.
Ekzekutivët thënë se teknologjia sapo të jetë zhvilluar mund të licencohet edhe për kompani të tjera. Investimi i Ford do të sjellë 200 punonjës të ri në kompani.
Edhe rivalët e General Motors kanë investuar në këtë drejtim duke blerë startupin Cruise Automation për 1 miliard dollar. General Motors gjithashtu ka blerë 9% të aksioneve të Lyft, rivalit të Uber, për 500 milion dollar.