Ford tërheq më shumë se 270,000 mijë vetura për shkak të një problemi teknik – Insajderi
×
  • Biznes
  • Teknologji

    Ford tërheq më shumë se 270,000 mijë vetura për shkak të një problemi teknik

    Insajderi
    28 January 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ford Motor Co po tërheq 272,827 Broncos dhe Mavericks për shkak të një problemi me energjinë që mund të shkaktojë ndalimin e papritur të automjeteve ose dështimin e nisjes.

    Automjetet janë prodhuar midis shkurtit 2021 dhe tetorit 2023, kur Ford ndaloi përdorimin e baterive specifike. Defektet mendohet se prekin vetëm 1% të automjeteve të pajisura me bateri.

    Disa automjete humbën energjinë duke përfshirë aftësinë për të ndezur dritat e rrezikut, pa paralajmërim.

    Informacioni nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Autostradave dhe Transportit thotë se problemi lidhet me një bateri 12 volt të prodhuar nga Camel Battery të Kinës që ka “defekte të brendshme të prodhimit”, duke përfshirë dështimet e saldimit që mund të shkaktojnë qarqe të hapura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark