Pavarësisht humbjeve, kryesisht për shkak të ndryshimeve të kontabilitetit, Ford Motor vitin 2016 ka përmbyllur një fitim para tatimor prej 10.4 miliardë dollar.
Në tremujorin e parë fitimi ishte 2.1 miliardë dollar, dukë shënuar rënie për 500 milionë dollar në Amerikën Veriore, për shkak të një reduktimi në inventar dhe kushteve të pafavorshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, raporton Autonews.
Ford ka shënuar një rekord prej 1.2 miliardë dollarëve fitim për vitin 2016 në Evropë, duke përfshirë edhe një diferencë operativ për 4.2 për qind.
Humbja neto në tremujore e Ford, ishte rreth 800 milionë dollar në krahasim me një fitim prej 1.9 miliardë dollar një vit më parë. /Insajderi.com