×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Forenzika: Deri në tri armë u shkrepën në atentatin ndaj Trump

    Insajderi
    15 July 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analiza e forenzikës sugjeron se deri në tri armë u shkrepën në tubimin e Donald Trump në Butler, Pensilvani të shtunën.

    FBI tha të dielën se sulmuesi veproi i vetëm, raporton CNN.

    Tri të shtënat e para ishin në përputhje me armën e pretenduar A, pesë të tjerat ishin në përputhje me armën e pretenduar B dhe “impulsi akustik” i fundit u lëshua nga një armë e mundshme C, sipas analizës audio nga Catalin Grigoras, drejtor i Qendrës Kombëtare për Media Forenzikë në Universitetin e Kolorados në Denver dhe Cole Whitecotton, bashkëpunëtor i lartë i kërkimit profesional në të njëjtin institucion.

    Trump u plagos në pjesën e sipërme tē veshit të tij të djathtë. Një pjesmarrës në tubim u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

    Sulmuesi 20-vjeçar u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark