
Arsenali dhe Paris Saint-Germain do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.
Të dyja ekipet janë në kërkim të titullit të tyre të parë kampion evropian, por në finale ka vend vetëm për një të tillë.
Arsenali eliminoi PSV-në dhe Real Madridin në rrugën e tyre drejt gjysmëfinaleve, ndërsa PSG kishte edhe një pengesë për të kapërcyer. Së pari ai eliminoi Brestin, dhe më pas dy klube angleze, Liverpoolin dhe Aston Villan.
Arsenali dhe PSG u takuan në fazën e ligës së këtij kompeticioni, në raundin e dytë rezultati ishte 2-0 për Arsenalin, me golat e shënuar nga Kai Havertz dhe Bukayo Saka.
Mikel Arteta ka vendosur që sot të luajë me emra si Saka, Trossard dhe Martinelli.
Në anën tjetër, Luis Enrique i ka besuar treshes Doue, Dembele dhe Kvaratskhelia.
Arsenal: Raya – Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly – Odegaard, Rice, Merino – Saka, Trossard, Martinelli
PSG: Donnarumma – Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes – Neves, Vitinha, Ruiz – Doue, Dembele, Kvaratskhelia