×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare, Man Utd-Liverpool: Ten Hag dhe Slot startojnë me më të mirët

    Insajderi
    01 September 2024 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United dhe Liverpool kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për derbin e kësaj xhiroje në Premier Ligë, që do të luhet me fillim nga ora 17:00 të dielën (sot).

    ‘Djajtë e Kuq’ vijnë në këtë takim pas disfatës së dhimbshme që pësuan në sekondat e fundit ndaj Brightonit, ndërsa Liverpooli tashmë ka dy fitore nga po aq ndeshje ndaj Ipswich Town dhe Brentford.

    Në këtë takim të dy trajnerët janë futur në fushë me të gjithë ‘artilerinë’ në kërkim të tri pikëve.

    Takimi i tyre i fundit në Ligën Premier daton në 7 prill të këtij viti, ku kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

    Formacionet zyrtare:

    Manchester United: Onana, Mazraoui, De Ligt, Martinez, Fernandes, Rashford, Zirkzee, Garnacho, Casemiro, Dalot, Mainoo.

    Liverpool: Alisson, Van Dijk, Konate, Diaz, Szoboszlai, Mac Allister, Salah, Jota, Robertson, Gravenberch, Alexander-Arnold.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark