Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente është detyruar të bëjë disa ndryshime për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës.
Dani Carvajal dhe Le Normand nuk do të kenë mundësi të paraqiten në gjysmëfinale për shkak të ndëshkimeve me kartonë, ndërkaq tekniku spanjoll nuk mund të llogarisë as tek “gjeni” Pedri, për shkak se ai u lëndua ndeshjen e fundit kundër Gjermanisë.
Kur kanë mbetur edhe pak kohë deri te fillimi i takimit, Spanja ka bërë të ditur formacionin startues.
Formacioni i Spanjës përbehet nga: Unai Simón; Jesús Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián; Lamine Yamal, Dani Olmo, Nico Williams dhe Morata.
Formacioni i Francës: Maignan; Kounde; Upamecano; Saliba; Hernandez; Kante; Rabiot; Tchouameni; Dembele; Mbappe dhe Kolo Muani.
Ndeshja mes Spanjës e Francës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe njëherësh është edhe gjysmëfinalja e parë e këtij Kampionati Evropian “Euro 2024”.
Fituesi i këtij takimi do të pres në finale fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale që do të zhvillohet nesër mes Anglisë dhe Holandës.