Formati i Big Brother në Kosovë do të ndryshohet? Çka paralajmëroi Alaudin Hamiti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Formati i Big Brother në Kosovë do të ndryshohet? Çka paralajmëroi Alaudin Hamiti

    Insajderi
    25 January 2025 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dje gjatë finales dha një deklaratë ku la të kuptohej se formati i Big Brother-it në Kosovë mund të ndryshoj.

    Ai tha se i takon televizionit të vendos se si do të jetë e ardhmja e këtij formati të ndjekur deri në Amerikën latine.

    I njëjti gjithashtu paralajmëroi se detajet për këtë projekt mund të zbulohen më vonë nga vetë produksioni.

    “Një finale epike dhe një rrugëtim i gjatë 100 ditor këtu në KlanKosova, në këtë edicion të tretë të BigBrother-it. Po shpresoj se do të kemi edhe shumë të tjera, do të ketë KlanKosova shumë edicione të tjera të BigBrother qoftë në forma të ndryshme të cilat mbase do të zbulohen më vonë. Është e drejta e tyre të vendosin se si do të jetë e ardhmja e këtij BigBrother-i, e këtij formati që ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë”, tha Hamiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark