Formimi i Qeverisë - Kurti nis takimet me pakicat, siguron votën e Rexhepit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Formimi i Qeverisë – Kurti nis takimet me pakicat, siguron votën e Rexhepit

    Insajderi
    02 April 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të komuniteteve, për konsultime në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Takimi i parë është realizuar me Emilija Rexhepin, zëvendëskryeministren e tretë dhe kryetaren e Partisë së Re Demokratike.

    Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi ka konfirmuar gatishmërinë e plotë për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, si fituese e zgjedhjeve të fundit, dhe ka shprehur mbështetje për kryeministrin Kurti në formimin e qeverisë së re.

    Kurti e ka falënderuar Rexhepin për bashkëpunimin e frytshëm gjatë mandatit të kaluar dhe ka theksuar rëndësinë e punës së mëtejshme për zhvillimin e vendit në katërvjeçarin e ardhshëm.

    Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi. Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re“, thuhet në kumtesën për media.

    Kurti e falënderoi Rexhepin për bashkëpunimin, duke pretenduar se edhe 4 vite të tjera i presin në qeverisje.

    Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Rexhepi për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e arritura gjatë këtij mandati dhe punët e mbara që na presin në katër vjeçarin e ardhshëm

    15 prilli është caktuar si datë për mbajtjen e seancës konstituive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark