Kompania FORMON ka fituar çmimin Inovacioni i Vitit në ceremoninë e ICT Awards të mbajtur mbrëmë në Tiranë.
FORMON fitoi këtë çmim me produktin e tyre “Formon Core.”
Albanian ICT Awards u organizua për herë të katërt me radhë. Ky eveniment mbledhë së bashku profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendim-marrës e politikë-bërës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
“Ne jemi shumë krenar që produkti ynë është zgjedhur fitues. Urojmë që ky çmim të jetë shtytje për ne si kompani dhe gjenerata e reja, që të shfrytëzojnë talentin e tyre për të promovuar vlerat tona mbarëkombëtare”, deklaroi Rron Cena, drejtor ekzekutiv i kompanisë FORMON.
FORMON është e themeluar në Mars 2015 dhe është prodhuesi i parë rajonal i produkteve hardëerike në fushën e Industrisë 3D. Qëllimi kryesor i FORMON është të ndërtojë mjete më të thjeshta që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë dhe më të thjeshtë për të gjithë.
FORMON është pjesë e Innovation Centre Kosovo (ICK).