Startupi i shquar shqiptar i printerave 3D dhe Inovacioni i Vitit në edicionin e katërt të Albanian ICT Awards, Formon3D, u shpall fitues i çmimit të inovacionit në konkursin CATCH 2016 mbajtur në Beograd në datat 27-29 Shtator.
Pjesë e konkursit ishin projekte edhe nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia ku 31% e tyre vinin vetëm nga sektori IT.
“Në garë për këtë çmim kanë qenë më shumë se 830 startupe nga e gjith bota. Nga 830 pjesëmarrës, 40 kanë qenë finalistë ku Formon3D doli fitues,” tha Rron Cena, CEO i Formon3D, për redaksinë e PCWorld Albanian.
Nga Shqipëria ishin dy projekte pjesemarrëse. Ky konkurs u organizua nga Foundcenter Investment, një fond Gjerman i cili investon në ide inovative. Formon3D përfitoi një investim prej 130,000 dollarësh.
Albanian ICT Awards është një evenimentet më madhore të sektorit të teknologjisë së informacionit në trevat shqiptare. /pcworld.al