×
  • Lajme
  • Lajme

    “Foshnja lindi e pajetë, gruaja vdiq më pas”- detaje nga rasti tronditës në Shqipëri

    Insajderi
    08 October 2024 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

    Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

    Sipas informacioneve të Top Channel, shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

    Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.

    Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark