Foshnja sillet pa shenja jete në spitalin e Pejës, nisin hetimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Foshnja sillet pa shenja jete në spitalin e Pejës, nisin hetimet

    Insajderi
    02 August 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se një një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.

    “Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi.

    Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark