Foshnja u dërgua e vdekur në Spital - deklarohen nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Foshnja u dërgua e vdekur në Spital – deklarohen nga Prokuroria

    Insajderi
    19 June 2023 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka nisur hetimet mbi foshnjën, e cila të dielën u dërgua e vdekur në Spital.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderi zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi teksa shtoi se trupi është dërguar në IHML.

    “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtine për t’i kuptuar shkaqet vdekjes”, tha ai për Insajderi.

    Policia ka thënë se rastin po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës 08:30 një foshnje është dërguar e vdekur në Spitalin e Pejës.

    Sipas Policisë, foshnja ishte dërguar fillimisht për kontroll mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar aty kishte konfirmuar se foshnja kishte arritur në spital pa shenja jete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark