FOTO/ Aksidenti me dy viktima në Klinë, njëri nga ta është nga Deçani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FOTO/ Aksidenti me dy viktima në Klinë, njëri nga ta është nga Deçani

    Insajderi
    23 September 2025 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ka ndodhur në Zajm të Klinës. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë ndërruar jetë ndërsa dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se një nga viktimat, Veton Kastrati është nga kjo komunë.

    Ramosaj ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar dhimbjen e madhe.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Veton Kastrati. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Kastrati, të afërmit dhe bashkëvendësit. Urojmë që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për këtë dhimbje të rëndë”, ka shkruar kryetari Ramosaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark