
Ernst Jek (1875-1959) ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke. Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë.
Në vitin 1920 bashkëthemeloi Universitetin Gjerman për Politikë (Deutschen Hochschule für Politik) në Berlin. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për Neë Commonëealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq.
Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke), Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish. Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohet këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork.
Në foto bien në sy kudo malësorët shqiptarë gjatë kryengritjeve anti-osmane, si në malet e veriut të Shqipërisë ashtu edhe në Kosovë, shkruan mapo.
Bën përshtypje vetëm një foto ku shihen dy burra në Dibër shfaqen të varur me litar nga një gjykatë ushtarake turke.