FOTO/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar vlonjat – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    FOTO/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri legjendar vlonjat

    Insajderi
    27 October 2024 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të diel u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare Skënder Brahimaj, një nga figurat më të dashura dhe legjendare të futbollit vlonjat.

    Skënder Brahimaj u lind në 19 shtator 1936 në Lepenicë të Vlorës. Në moshën 17-vjeçare nis karriera e tij futbollistike me ekipin e Flamurtarit.

    Në vitin 1962 shpallet një nga 10 futbollistët më të mirë të Shqipërisë.

    Karriera e tij futbollistike zgjati plot 20 vite.

    Më pas ai shërbeu si trajner futbolli.

    Në mesin e viteve ’80, Skënder Brahimaj emërohet trajner i ekipit të Tepelenës.

    Ishte pikërisht aty ku ai zbuloi, përgatiti dhe ndihmoi në karrierën e tij talentin Fotaq Strakosha, ish-portier i kombëtares shqiptare gjatë viteve ‘90-2000.

    Skënder Brahimaj ka marrë në dorë drejtimin e ekipit të Flamurtarit disa vite si trajner e më pas edhe si Shef i Klubit Flamurtari.

    Profesor Skënder Brahimaj ka edukuar e përgatitur shumë breza futbollistësh të mirënjohur, si Uran Xhafa, Gezim Troqe, Cane Ahmeti, Kreshnik Çipi e se fundmi Fotaq Strakosha.

    Pasioni dhe përkushtimi për sportin e futbollit e ka kthyer Skënder Brahimaj në një nga legjendat e këtij sporti në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark