Një operacion i madh është realizuar nga Policia e Shqipërisë, nga i cili janë arrestuar pesë persona, nën dyshimet se kanë poseduar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.
Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
3 nga të arrestuarit janë Shqipëria ndërsa 2 prej tyre janë shqiptarë nga Kosova.
Mësohet se droga sigurohej nga Kosova nga dy të arrestuarit dhe më pas shitej në lokalet në zonën ish-bllokut nga 3 të arrestuarit e tjerë.