Foto e Thaçit me Haxhi Shalën në ditën e Pavarësisë, shfrytëzohet si 'provë' nga Gjykata Speciale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Foto e Thaçit me Haxhi Shalën në ditën e Pavarësisë, shfrytëzohet si ‘provë’ nga Gjykata Speciale

    Insajderi
    25 March 2025 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurorja e specializuar në Hagë, Kimberly West, ka dorëzuar kërkesat për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin, Smakajn, Kilajn dhe Fazliun edhe për 2 muaj të tjerë teksa rasti “Thaçi dhe të tjerët- pengimi i drejtësisë” është ende në procedurë paraprake.

    Në kërkesën e fundit për Thaçin, West e ka shfrytëzuar si provë edhe një fotografi të nxjerrë nga video-lidhja e Haxhi Shalës me djalin e tij, nga qendra e paraburgimit, ku shihet edhe Hashim Thaçi, e të cilin imazh e publikoi Flakron Shala në rrjetin e tij social Facebook.

    Sipas Prokurorisë Thaçi i ka thyer kushtet që i janë vendosur dhe ekziston rreziku që i shfrytëzon komunikimet e të paraburgosurve tjerë për të kontaktuar me dëshmitarët apo për të zbuluar informacione konfidenciale.

    Kjo gjë sipas Prokurorisë do të ishte shumë vështirë e kontrollueshme jashtë qendrës së paraburgimit, kur dihet se shkelja është kryer brenda burgut.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar thotë se nuk e di kur ka ndodhur rasti që Thaçi kontakton me vizitorët e Shalës, por e di se imazhi është publikuar në shkurt 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark