Foto nga Kosova zë ballinën e “The Guardian” - Insajderi
×
Kulturë

Foto nga Kosova zë ballinën e “The Guardian”

Insajderi
02 August 2016 - 10:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta prestigjioze “The Guardian” dje ka zgjedhur foton e ditës, foto që janë realizuar nga mbarë bota, mirëpo ballinën e kësaj gazete e ka zënë foto nga Kosova, e bërë me rastin e garës së kërcimeve në Urën e Fshajtë në Gjakovë.

Foto e realizuar nga fotografi Armend Nimani është zgjedhur në mesin e 10 fotove më të mira nga e gjithë e bota.

“Njerëzit shikojnë se si hidhet një njeri nga 20 metra lartësi, gjatë garës së kërcimeve”, shkruan “The Guardian”, për foton.

Gara e Urës së Fshajtë organizohet nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Gjakovës dhe mbahet çdo vit ku sjellë shumë të pranishëm. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark