Berberi shqiptar i Luftës së Parë Botërore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berberi shqiptar i Luftës së Parë Botërore

    Insajderi
    21 November 2016 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj pasi një serb i Bosnjes vrau Dukën e Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand dhe gruan e tij, Sofinë, dukeshën e Hohenbergut në Sarajevë, Perandoria Austro-Hungareze i shpalli luftë Serbisë, duke e nisur Luftën e Parë Botërore.

    Vrasja e Ferdinandit përhapi luftë. Një luftë që do të zgjaste pesë vjet dhe do t’i merrte jetën mbi 10 milionë personave.

    Më 28 qershor 1919, shtetet udhëheqëse nënshkruan Traktatin e Versajës, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore dhe duke nxitur nacionalizmin gjerman, me në krye liderin nazist Adolf Hitler, shkruan Insajderi.

    E portali amerikan Business Insider ka sjell në memorje këtë luftë me anë të fotografive. Në mesin e shumë fotografive të publikuara nga Business Insider, ka zënë vend edhe një e frontit shqiptar të luftës.

    “Ushtarët mund të shpenzonin shumicën e kohës së tyre në kanal. Këtu, një ushtar merr një prerje flokësh nga një berber në frontin shqiptar”, shkruan Business Insider.

    lufta

    Fotografi të tjera të Luftës së Parë Botërore të publikuara nga Business Insider:

    Këtu, një skuadër e artilerisë gjermane fotografohen me armën e tyre në fillimin e luftës, viti 1914.

    start

     

    Nga frika e një sulmi me gaz, ushtarët indian mbajnë maska derisa kanë zënë pozicionet e tyre në kanal.

    starti

    Ushtarët kanadez pozojnë me kafshën, maskotë të njësisë së tyre. 

    startui


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark