FOTO/ Tentoi të hapte derën e avionit pas sherrit me stjuardesën, kush është 23-vjeçari shqiptar që u arrestua? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    FOTO/ Tentoi të hapte derën e avionit pas sherrit me stjuardesën, kush është 23-vjeçari shqiptar që u arrestua?

    Insajderi
    18 July 2025 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky që shihni në foto e publikuar është Mario Nikprelaj, shqiptari që tentoi të hapte derën e avionit pas debatit me stjuardesën.

    23-vjeçari kërkoi ta kryente veprimin në avionin që udhëtonte drejt Detroit, një ditë më parë.

    Ai tashmë ndodhet nën kujdesin e autoriteteve policore amerikane, për veprimet e kryera.

    Shqiptari akuzohet për sulm dhe ngacmim, teksa detyroi pilotët të bëjnë një ulje emergjente duke devijuar në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

    “Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim SkyWest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark