FOTO/VIDEO| Raportohet se Abazoviqin e kanë gjuajtur me shishe qelqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    FOTO/VIDEO| Raportohet se Abazoviqin e kanë gjuajtur me shishe qelqi

    Insajderi
    09 May 2022 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët që besojnë se në Mal të Zi ka një qeveri kukull dhe siç kanë bërë të ditur ata sot “ngrenë flamurin e lirisë” në Belvedere, po bllokojnë rrugët.

    Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq ka ardhur në ngjarje me provokime të vogla nga individë të cilët kanë bërtitur, por nga një grup qytetarësh, me shumë gjasa nga Nikshiqi, drejt kryeministrit ka fluturuar një shishe qelqi, e cila fatmirësisht ka rënë para tij, transmeton Demokracia.com.

    Qytetarët që besojnë se në Malin e Zi ka një qeveri kukull dhe që sot, siç njoftuan, “ngrenë flamurin e lirisë” në Belvedere, po bllokojnë rrugët dhe nuk po lejojnë diplomatët e akredituar në Mal të Zi të vijnë në tubimin zyrtar me rastin e Ditës së Fitores mbi fashizmin.

    Siç mësohet, atyre iu bashkua edhe politikani serb Nenad Çanak. /Demokracia.com/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark