Foto virale, fëmiu shpëton nga bombardimi rus falë përqafimit të nënës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Foto virale, fëmiu shpëton nga bombardimi rus falë përqafimit të nënës

    Insajderi
    19 March 2022 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një muaj më parë mori në krahë krijesën më të çmuar në botë, foshnjën e saj. Ndërsa pak orë më parë ky përqafim i shpëtoi jetën të bijës një muajshe nga bombardimet ruse në Ukrainë.

    Fotoja e nënës ukrainase me beben e saj të vogël po bën xhiron në rrjetet sociale.

    E plagosur, me kokë të mbështjellë me fasho, ajo mban fortë në krahët e saj të bijën e cila shpëtoi nga shpërthimet ruse falë përqafimit të nënës.

    Olga, ky është emri i nënës së re, e cila iu nënshtrua një operacioni për shkak të lëndimeve të shumta që mori nga bombardimi në Kiev.

    Në të njëjtën kohë, një tjetër pamje tronditëse po bën xhiron e internetit. Një nënë nuk arriti t’i shpëtojë zjarrit rus. Djali i saj qan mbi trupin e saj të pajetë të mbuluar me një çarçaf plot gjak./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark