Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka nisur ta kompletojë administratën dhe pozitat e rëndësishme shtetërore.
Ai e bëri të ditur edhe emrin e drejtorit të ri të CIA-s.
John Ratcliffe, do të jetë në krye të kësaj agjencie, njërës prej shërbimeve sekrete më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.
Ratcliffe është nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve. Ai njihet për lidhje të forta me komunitetin shqiptaro-amerikan.
Në vitin 2016 Ratcliffe ishte i pranishëm dhe foli si i ftuar special në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare” në Nju Jork, organizuar nga rrjeti shqiptaro-amerikan.
Në disa takime të tjera Ratcliffe është parë në foto me Pandeli Majkon e Fatmir Mediun. Me të kanë pasur takime edhe ish-zyrtarë nga Kosova, përfshirë edhe atëkohë deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ratcliffe-it më 2019-ën iu ishte publikuar fotografia edhe duke e bërë shqiponjen dy-krenare. /Insajderi.org/