Fotografi me ngjyra që tregojnë jetën në Afganistan para ardhjes së talebanëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fotografi me ngjyra që tregojnë jetën në Afganistan para ardhjes së talebanëve

    Insajderi
    13 October 2016 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imazhet tregojnë një realitet ndryshe nga ai i dekadave të fundit. Gra të veshura në mënyrë perëndimore, kopshte dhe mrekulli arkitektonike.

    Kush mendon që Afganistani ka qenë gjithnjë një vend më pranë luftës dhe larg kulturës perëndimore, gabohet shumë. Fotografitë e shkrepura nga Bill Podlich, profesor në Universitetin Amerikan, duke u transferuar në Kabul në vitin 1967, tregojnë jetën e afganëve të viteve ’60 para përmbysjes së pushtetit islamik nga ana e talebanëve.

    afga-4

    Në fotot me ngjyra, të grumbulluara dhe të publikuara nga gruaja e Podlich, shihen qartë parqet me pemë, gra të veshura në mënyrë perëndimore, mrekulli arkitektonike dhe makina sportive në rrugë të shtruara.

    Shumë ndërtesa të fotografuara nga profesori amerikan, janë shkatërruar prej më shumë se 30 vjetësh nga konflikti dhe nga pushtimi amerikan pas atentateve në Nju Jork të 11 shtatorit. Parku “Paghman”, ku Podlich ka fotografuar edhe dy vajzat e tij, për shembull, nuk ekziston më.

    afga-1

    E intervistuar nga “Danver Post”, Peg Podlich, vajza e Bill, ka komentuar: “Kur shikoj fotot e shkrepura nga im at, kujtoj Afganistanin si një vend që mbart mijëra vite histori dhe kulturë. Është një gjë e tmerrshme që shikon vuajtjen e thellë të një populli për thuajse 40 vjet”.

    afga-3


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark