Fotografi të siguruara nga BBC tregojnë se si pjesa më e madhe e qytetit kanadez Fort McMurray është shndërruar në rrënoja pas një zjarri shkatërrimtar.
Shkalla e saktë e dëmeve është ende vështirë të vlerësohet, por tani për tani hyrja në qytet është e ndaluar.
Sipas disa të dhënave zyrtare, më shumë se 1600 shtëpi e ndërtesa të tjera janë shkatërruar.
Rreth 90 mijë njerëz të këtij qyteti janë evakuuar tre ditë më parë, ndërsa lajmi i mirë është që disa pjesë të qytetit nuk janë prekur nga zjarri/Insajderi.com