Një vajzë e cila u bë një sensacion në internet kur ishte e vogel, tash po e shet imazhin e saj origjinal për mijëra dollarë në një ankand.
Chloe Clem, tash 10-vjeç, u bë virale në internet më 2013 kur kishte 2-vjeç pasi nëna e saj e filmoi atë teksa jepte një reagim për udhëtimin e papritur në Disneyland. Fytyra e saj tregonte se ajo nuk pati interesim për këtë udhëtim.
Shprehja e fytyrës së saj që atëherë është bërë imazh i famshëm për këdo në internet që shpreh mosinteresim. Videoja e saj është shikuar për më shumë se 20 milionë herë.