Fotografia e fundit e policit të vrarë në Londër që u realizua 45 minuta para sulmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Fotografia e fundit e policit të vrarë në Londër që u realizua 45 minuta para sulmit

    Insajderi
    24 March 2017 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polici britanik, Keith Palmer, i cili u ther me thikë nga terroristi i ISIS-it, ishte fotografuar me një turiste Staci Martin, 45 minuta para se të vdiste nga thika e terroristit

    Palmer ishte viktima e vetme që u ther me thikë, ndërsa të tjerët u vranë nga shtypja e veturës pasi terroristi i goditi në urën “Wstminster” e cila ndodhet në afërsi të Parlamentit, shkruan BBC.

    I identifikuar si Khalid Masood, 52 vjeçar ka lindur në Kent të Londrës dhe thuhet se ishte i njohur për policinë për shkak se u dyshuar për terrorizëm.

    Polici Palmer ishte viktima e katërt nga sulmi që la të vdekur edhe 3 viktima të tjera. Të plagosur thuhet se janë mbi 40 persona, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark