Fotografia e mërgimtarit duke thirrur për votim të VV-së, anëtari i KQZ-së i kërkon Prokurorisë të reagojë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Fotografia e mërgimtarit duke thirrur për votim të VV-së, anëtari i KQZ-së i kërkon Prokurorisë të reagojë

    Insajderi
    15 January 2025 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fotografi e shpërndarë nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka shkaktuar shqetësim në lidhje me mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve, shkruan Insajderi.

    Në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Facebook, shihet një mërgimtar që mban një fletëvotim në duar dhe bën thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

    Gashi ka deklaruar se kjo është një vepër penale dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të ndërmarrë veprime urgjente.

    Ai ka thënë se ky rast mund të dëmtojë procesin zgjedhor, duke rrezikuar besueshmërinë e votave me postë nga diaspora.

    “Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit! Kjo rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora”, shkroi ai në Facebook.

    Në reagimin e tij, Gashi ka kërkuar që personi në fotografi të hetohet dhe të ndiqet për cenim të procesit zgjedhor, duke theksuar se ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për integritetin e zgjedhjeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark