Fotografia më e mirë e vitit 2016 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Fotografia më e mirë e vitit 2016

    Insajderi
    13 February 2017 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotografia e policit turk që qëndron pranë trupit të vrarë të ish-ambasadorit rus, Andrei Karlov në Ankara, ka bërë që fotografi i agjencisë së lajmeve “Associated Press”, Burhan Ozbilici të fitojë garën e Fotografisë më të Mirë të vitit të përdorur në shtypin ndërkombëtar gjatë vitit 2016.

    Fotografia ishte bërë menjëherë pasi polici i Njësisë Speciale turke, Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç, kishte vrarë ambasadorin Andrei Karlov në një galeri të arteve në Ankara, më 19 dhjetor.

    mevult

    Në fotografinë që ka fituar çmimin, Altintas, i veshur me kostum dhe kravatë, qëndron me armë në dorën e djathtë, të drejtuar kah dyshemeja, dhe me gishtin tregues të dorës së majtë të ngritur lart.

    Trupi i ambasadorit, ndërkaq, është në dysheme.

    Ambasadori i Rusisë ishte në Turqi duke mbajtur një fjalim në një ekspozitë të quajtur “Rusia siç shihet nga turqit”, teksa u qëllua. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark