Fotografitë në të cilat Hitleri shihet teksa pozon në një teatër amator në vitin 1925, menjëherë pasi ai ishte liruar nga burgu, deri më tani janë mbajtur sekret dhe kopjet e tyre janë shkatërruar.
Hitleri, para se të bëhej një nga udhëheqësit më famëkeq në botë kishte shprehur talent edhe si aktor por nuk e kishte marrë asnjëherë asnjë rol.
Megjithatë ai e kishte lutur fotografin e tij personal Heinrich Hoffmann që t’i bënte disa fotografi në të cilat ai shihet tek pozon në mënyra të ndryshme.
Tash këto fotografi janë shfaqur në një ekspozitë të fotografit të titulluar “Hitleri ishte shoku im”.