Fotografi të shkrepura nga gjysmëfinalja Francë-Gjermani, Tony Blair pas publikimit të raportit për luftën në Irak dhe Serena Williams në Wimbledon. Këto janë vetëm disa prej fotografive të përzgjedhura nga redaktorët e The Guardian për këtë javë.
Njerëzit fillojnë të ikin me shpejtësi kur dëgjojnë të shtënat në një protestë në Dallas, ku mbetën të vrarë pesë policë.
Griezman e Pogba, lojtarë të Francës, festojnë pas golit të dytë të Griezman në ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2016.
Një fëmijë palestinez qëndron i ulur në një shtëpi të shkatërruar nga autoritetet izraelite
Serena Williams, e emocionuar duke dhënë një intervistëmenjhërë pas fitores së saj në çerekfinale në Wimbledon
Oscar Pistorius afrohet për të prekur dorën e familjarëve të tij, pak minuta pasi kuptoi se gjykata e dënoi me gjashtë vjet burg për vrasje
Tony Blair ka kaluar një javë të rëndë pasi që një komision parlamentar vërtetoi se Britania i ishte bashkuar luftës kundër Irakut pa i shtjerrat të gjitha mundësitë paqësore