Lidhja Demokratike e Kosovës për Gjilanin ka publikuar një fotografi ku pretendonjnë se në të është bartësi i listës për asamble komunale të Vetëvendosjes në Gjilan, Ismajl Kurteshit dhe nënkryetari serb i Gjilanit, Bozidar Peric, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, nga fotografia që po qarkullon në rrjete sociale nuk vërehet qartë se a është Ismajl Kurtëshi pasi që ai është i kthyer me shpinë nga kamera.
Prezencen e tij në një takim me zyrtarin serb e ka mohuar vetë anëtari i VV-së Ismaj Kurteshi.
I pyëtur nga Gazeta Insadjeri, ai ka thënë se nuk e ka takuar këtë person.
“Jo nuk është e vertetë” tha ai shkurt për Gazetën.
Ndërkohe, në Gjilan në raundin e dytë për të parin e kësaj komune garojnë Alban Hyseni i VV-së dhe Lutfi Haziri i LDK-së.