
Një foto në të cilën shfaqet një 80-vjeçar po bën xhiron e rrjetit, kjo pasi i moshuari u paraqit për t’u bashkuar me ushtrinë ukrainase, duke mbajtur me vete një çantë dore të vogël në të cilën kishte futur 2 bluza, një palë pantallona shtesë, një furçë dhëmbësh dhe disa sanduiç për drekë. Ai tha se po e bënte këtë gjë për nipërit e tij.
Po ashtu këtë të diel, Bashkimi Europian ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm këtë të diel për të gjithë qytetarët e Ukrainës të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës me Rusinë.
Unanimisht, të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rënë dakord të pranojnë refugjatë nga Ukraina, pa u kërkuar atyre që të aplikojnë për azil.
Ata do të kenë të drejtë të qëndrojnë të paktën për 3 vite në shtete e Bashkimit Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë.