Inspektorati i Komunës në aksion kundër taksive ilegalë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati i Komunës në aksion kundër taksive ilegalë

    Insajderi
    14 June 2016 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse ishte marrë një vendim për t’i larguar nga qarkullimi të gjithë taksitë ilegalë në Komunën e Prishtinës katër muaj më parë, kjo ende nuk ka ndodhur.

    Mirëpo, inspektorati i Komunës së Prishtinës ka dalë në një aksion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për ndalimin e këtyre taksive ilegalë në Prishtinë – tek vendi i njohur si ‘Tre sheshirat’. Në disa foto të siguruara nga Insajderi, shihet se inspektorati i Komunës është duke i dënuar dy taksi ilegalë që operojnë në kryeqytet.

    20160614_185543

    Rreth katër muaj më parë pas protestës së punëtorëve të Trafikut Urban, Komuna e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të tyre duke ndërmarrë aksion për largimin e taksive ilegale nga lokacione të ndryshme të kryeqytetit.

    20160614_185503

    Zyrtarë të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës kishin larguar nga vende të ndryshme në Prishtinë rreth 30 taksi që operonin asokohe ilegalisht.

    Por ky problem ende nuk është zgjidhur pasi një numër i madh i taksive ilegalë operojnë ende në kryeqytet. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark