Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu sonte duke barazuar me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Analisti Astrit Gashi ka reaguar pas ndeshjes së Kosovës me Andorrën duke pyetur se fqinj i kujt ishte Alain Giresse kur ishte në Francë.
Sipas tij, gazetarët e sportit e dinë mjaft mirë për kë është fjala dhe i ftoi të njëjtit të tregojnë.
“Shtrohet pyetja se si erdhi Alain Giresse te Kombetarja e Kosoves dhe fqinj i kujt ishte ne France si dhe cfare lidhje ka kjo me lojen qe e pame sonte dhe herave te shkuara? Disa gazetare te sportit kete e dine- i ftoj te flasin! Deshtimi ka emer!”, ka shkruar Gashi në facebook.