Një aksident i autoblindës së Policisë se Kosovës ka ndodhur sot në veri.
Tetë zyrtar kanë pësuar lëndime.
Një prej policëve, pas trajtimit në Emergjencë, është transferuar për në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.
Drejtori i kësaj Klinike, Nazmi Kolgeci, tha se polici i pranuar tek ta ka frakturë të brinjëve, por se gjendja e tij është stabile.
“Një polic është pranu tek ne. Është me frakturë të brinjve. Gjendja e tij është stabile për momentin”, ka thënë Kolgeci.
Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se vetaksidenti kishte ndodhur pasi pjesëtari i PK-së, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet.
“Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15. Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7) pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja”, njoftoj policia.