×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Franca çon avionë lufte në Ukrainë, reagon Rusia: Macron do luftë, po përshkallëzon tensionet

    Insajderi
    07 June 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franca planifikon t’i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë ‘Mirage 2000’, në atë që duket të jetë një rritje e rëndësishme e mbështetjes se drejtpërdrejtë ushtarake të vendit për Kievin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për mediat franceze, pikërisht kur presidenti ukrainas Zelenki zhvilloi një vizitë në vend, me rastin e ceremonive përkujtimore, për 80 vjetorin  e D-Day.

    Ne do të nisim një bashkëpunim të ri dhe do të shpallim dorëzimin e Mirage 2000, të cilët janë avionë luftarakë francezë dhe do t’i lejojnë Ukrainës të mbrojë tokën e saj, hapësirën e saj ajrore. Duke filluar nga nesër, ne do të nisim një program për të trajnuar pilotët”, tha Macron.

    Presidenti francez tha gjithashtu se  Ukrainasit do të trajnoheshin në Francë, për 5-6 muajit e ardhshëm. Synimi sipas tij është të trajnohet një personel prej 4500 pjesëtarësh.

    Kreu i Elizesë pohoi se nuk dëshiron përshkallëzim me Rusinë por “paqja” mund të arrihet vetëm nëse Ukraina është në gjendje të mbrohet. “Mirage 2000” është një avion luftarak tepër efketiv, shumërolësh dhe me një motor. Macron nuk tha se sa avionë do të ofrojë Franca, duke theksuar se detajet do të mësohen në vazhdim.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderoi presidentin Macron para deputetëve francezë, për faktin se “nuk e ka braktisur Ukrainën në një moment vendimtar“.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kremilinit, ku nëpërmjet zëdhënësit të saj, Dmitry Peskov ka thënë se Franca po mendon dhe është e gatshme të bëjë luftë.

    Sipas Peskov deklaratat e Macron janë tepër provokuese, përshkallëzojnë tensionet në kontinent dhe nuk çojnë në asgjë pozitive.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark