Franca ka nisur zyrtarisht një hetim paraprak për pastrimin e mundshëm të parave dhe mashtrimin tatimor si përgjigje për zbulimet e medieve të cilat bazohen në dokumentet e rrjedhura që po njihen si “Panama Papers”.
“Mundësitë për evazion fiskal është një temë jashtëzakonisht shqetësuese për taksapaguesit francez”, thuhet në zyrën e prokurorisë ekonomike në Francë.
Hetime ka nisur edhe Spanja. Madje prokuroria e këtij shteti ka nisur hetim zyrtar të titulluar “Hetim për pastrim parash”. Prokurorët e shtetit spanjoll kanë thënë se ka mjaft fakte që të nisin hetimet për të arrestuar të përmendurit në këto raporte.