
Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe homologu i tij francez, Michel Sapin kanë nënshkruar sot protokollin financiar ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Siç bën të ditur ministria e financave, ky protokoll financiare i paraprin marrëveshjes financiare e cila do të ofrojë mbështetje financiare per realizimin e projektit per përpunimin e ujerave te ndotura te qytetit të Prishtinës. Ky Projekt është pjese e prioriteteve te zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Mbështetja financiare do të shërbejë për financimin e ndërtimit dhe operacionalizimin e uzinave të përpunimit të ujërave të ndotura.”
“Kjo mbështetje jepet në formë huaje nga ana e Thesarit francez në shumën prej 66 milionë euro se bashku me financimin lokal të Qeverisë së Kosovës në shumën prej 20 milionë. Huaja i jepet Kosovës nga Franca me afat kohor prej 30 vitesh nga e cila 5 vitet e para janë pa detyrim shlyerje ndërsa pas 5 viteve interesi do të jetë 0.036%” thuhet në një njoftim të kësaj ministrie. /Insajderi.com