Dhjetëra myslimanë të shquar francez dhe kryeministri i Francës Manuel Valls, kanë bërë thirrje për një angazhim kombëtar për të promovuar islamin e pastër, në mënyrë që të ndalohet radikalizmi i myslimanëve të rinj.
Ata bënë thirrje rreth kësaj nisme nëpërmjet gazetës franceze “Journal du Dimanche”, pasi Franca u trondit nga vrasja e një prifti francez nga ekstremistët myslimanë javën e kaluar, raporton BBC, transmeton Insajderi.
41 myslimanët e shquar të Francës dhe kryeministri Valls thanë se “Fondacioni Francez i Myslimanëve”, i cili ishte mbyllur pak vite më parë, duhet të rihapet sërish.
Kryeministri francez tha se është e nevojshme hapja e sërishme e fondacionit për “të arritur një pakt në mes të myslimanëve në Francë dhe t’i jepet fondacionit një rol kryesor”.
Dy politikanët e partive së krahut të djathtë të opozitës franceze, republikanët Eric Ciotti dhe Christian Estrosi, akuzuan Valls-in për “hipokrizi” dhe dështim të parandalimit të hapjes së një xhamie në Nicë, e financuar nga Arabia Saudite. /Insajderi.com